Dua Lipa ka sot një arsye për të festuar, pasi motra e saj Rina feston ditëlindjen. Ky është 20 vjetori i saj, ndaj Dua u kujdes t’i bënte një urim special.
Ajo mblodhi fotot më cute ndër vite duke na treguar Duan dhe Rinën e vogël dhe na i kënaqi sytë.
“Dita zyrtare e Rinës. 20 vite me të, gëzuar ditëlindjen zemër! Jam kaq me fat që në këtë jetë kemi njëra-tjetrën, pavarësisht gjithçkaje.”- shkruan Dua.
Dua Lipa është një nga emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore në gjithë botën! Dy netë më parë ajo i ka vënë vulën suksesit me 2 çmime të fituara në “Brit Awards”.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte nominuar në tre kategori dhe prej tyre arriti të rrëmbente çmimet “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për albumin e saj “Future Nostalgia”.