Vitin e kaluar Alfio dhe Fatma u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Noahs dhe janë shumë të lumtur, aq sa shefi i kuzhinës dëshiron të ketë edhe një fëmijë tjetër.
Mirëpo e ka punën pak keq me Fatmën sepse moderatorja nuk do një fëmijë të dytë.
Ndonëse dëshira e saj mund të jetë e madhe, çdo nënë e di sa kohë të marrin fëmijët prandaj dhe Fatma ngurron tek kjo pjesë.
Në videon e publikuar sot, Fatma bën shaka duke thënë se e ka lënë Alfion të lirë ta bëjë fëmijën e dytë me ndonjë tjetër.
Por ne shpresojmë, që përtej shakave, Alfio do e bindë Fatmën një ditë dhe familjes së tyre do i shtohet edhe një bebush.