Justin dhe Hailey pozuan pranë njëri-tjetrit.
Një ndër çiftet më të përfolura të shoubizit në mbarë botën janë Justin Bieber dhe Hailey Bieber.
Dyshja po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre, ndërsa nuk i ndajnë fotografitë provokuese por edhe dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin.

Së fundi, çifti publikuan një fotografi, në të cilën Hailey dukej provokuese e veshur me fustan të kuq, me geta e këpucë me të njëjtën ngjyrë.
Ajo ishte ulur në prehrin e bashkëshortit, i cili kishte veshur një palë pantallona të zi, kurse sipër nuk mbante veshur asgjë.

Bieber ka pak kohë që publikuar datat e turneut muzikor për vitin e ardhshëm, ndërsa Hailey është e angazhuar në profesion.