Pas lindjes së bebit, një ndër pyetjet më të shpeshta me të cilat përballen prindërit është kujt i ngjan më shumë fëmija.
Elia Zaharia nuk I ka shpëtuar as ajo një kureshtjeje të tillë.
Ndaj dhe hapi “arkivat e fotove”, domthenë albumet e vjetra familjare dhe postoi disa foto të saj kur ka qenë e vogël me të ëmën, aktoren e njohur Yllka Mujo. Secili mund të bëjë krahasimin vetë, por Elia është e bindur se Geraldina, e ka marrë një gjë prej saj.
“Duke kërkuar foto të fëmijërisë, shoh mamin me syze aviator gradient. Modeli im i preferuar i të gjitha kohërave.
P.s: Kërkimi për të bërë garë kujt i ngjan më shumë Geraldina. Përfundimi: Faqet deri tani janë të miat”- shkruan princesha.