Hygerta Sako e ka nisur më herët sezonin e plazhit.
Ish-Miss Shqipëria është shfaqur më në formë se kurrë, teksa këtë fundjavë ka preferuar të marrë disa rreze dielli në bregdetin e jugut.
Edhe pse i ka kaluar të 40-at Hygerta ka treguar se po përjeton një rini të dytë.
Moderatorja e njohur sportive është fotografuar në Gjerin e Limanit, Vlorë, ku duket se ka sinjalizuar miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale, se ka nisur sezoni i plazhit.
Pas një viti të rënduar pandemia, të gjithë mezi po presin pushimet për pak relaks.
