Javët e fundit thashethemet se Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi janë në një lidhje janë shpërndarë nëpër të gjitha mediat online. Ndërsa fotografitë e bra publike sot, të shkrepura në Sidnei të Australisë, duket se e konfirmojnë lajmin.
Regjisori i "Jojo Rabbit" dhe këngëtarja shqiptare u panë duke dalë nga shtëpia e Waititi në Bondi Beach të Sidneit për të ngrënë mëngjes.
Fillimisht thashethemet filluan të qarkullojnë kur dyshja u pa duke marrë pjesë në premierën e "RuPaul's Drag Race Down Under" në Sidnei, por iu shmangën fotografive në tapetin e kuq, duke hyrë në mënyrë diskrete.
Më pas, muajin e kaluar, Rita Ora “i hodhi benzinë zjarrit” kur postoi disa fotografi në Instagram, në njërën prej të cilave ishte Waititi, fytyra e të cilit nuk dukej qartë nga kapelja, duke e përqafuar atë.
Me këto foto nuk ka më vend për dyshime, Rita dhe Waititi janë zyrtarisht çifti më i ri i showbizit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/16/auto_-640-0-60a14d974f12a1621185133.jpg)