Këngëtarja dukej e veshur me plot stil ndërsa doli për darkë në Nobu në West Hollywood, Los Angeles, California, të hënën në mbrëmje.
Superylli 33-vjeçar, ekspozoi barkun e saj të tonifikuar në një bluzë të vogël me ngjyrë të bardhë dhe një mini fund.
E dashura e A $ AP Rocky së fundi ka ngacmuar fansat se do publikojë një këngë të re pas pesë viteve dhe një raport i fundit tha se këngëtarja tashmë ka përfunduar xhirimet dhe do lansojë projektin e parë muzikor pas një kohe të gjatë në muajin korrik.
Rihanna doli në publik me një prerje flokësh mahnitëse për mbrëmjen dhe shtoi një shkëlqim të makijazhit rrezatues në dukjen e saj.
Këngëtarja shfaqi figurën e saj të hijshme për natën me një mini-fund me ngjyrë bezhë i cili kishte prerje anash.
Pronarja e markës Fenty e përfundoi dukjen e saj me një xhaketë teksa arriti përgjatë rrugës me një çantë të gjelbër të errët Louis Vuitton dhe take.