Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizzit shqiptar. Dyshja e famshme, të cilët janë bashkë për më shumë se një dekadë, kanë arritur të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme. Tashmë, ata janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/20/auto_011621493014.jpg)
Postimet familjare në rrjete sociale janë të rralla por së fundmi, ka qenë Miriam e cila ka ndarë një foto të adhurueshme të dy ëngjëjve të saj. Ameli dhe Duam shihen të buzëqeshur në një lëndinë, foto të cilën këngëtarja e ka shoqëruar me fjalët: “Motër e vëlla”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/20/auto_021621493016.jpg)
Kujtojmë që vogëlushi Duam erdhi në jetë në Janar të vitit që lamë pas duke e bërë Amelin një motër të madhe.