Kylie provokoi keq me paraqitjen.
Kylie Jenner vazhdon të mbetet ndër emrat e shoubizit që komentohet shumë për paraqitjet atraktive, me të cilat tërheq vëmendje.
Së fundi, bukuroshja ka publikuar një fotografi, në të cilën u shfaq e veshur me një palë bikini dypjesëshe, në të cilat theksoi tiparet fizike.
Ajo u fotografua në një kënd të rezidendës së saj, teksa shihej e lagur dhe shumë provokuese.
Paraqitja e Kyliet vjen pas raportimeve se ajo është ribashkuar me ish-të dashurin Travis Scott, me të cilin e ka një vajzë.
Kylie është emër i suksesshëm edhe në fushën e biznesit, ajo numëron shitje të larta me markën e saj të kozmetikës.
