Reperi ka ftuar të gjithë të votojnë për numrin 02 të Shqipërisë.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision 2021” sonte do të performojë këngën e saj në gjuhën shqipe e cila deri më tani po pëlqehet mjaft shumë.
Shumë nga artistët shqiptarë kanë treguar mbështetjen e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale. Reperi kosovar Capital T ishte ai i cili postoi një Instastory në mbështetje të Shqipërisë dhe Anxhela Peristerit.

Ai përmes Instagramit ka mbështetur këngëtaren e cila do të përfaqësojë Shqipërinë sot.

Capital T u shpreh se të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duhet që ta votojnë shtetin e Shqipërisë me numër 02.
