Këngëtari i njohur Drake është shfaqur për herë të parë në skenë me djalin e tij, Adonis.
34-vjeçari u shoqërua nga i biri në Billboard Music Awards teksa këngëtari u ngjit në skenë për të marrë çmimin “Artisti i Dekadës”.
Artisti mbajti në krah Adonis përgjatë gjithë fjalimit të tij, ndërsa në një moment e ngriti në ajër dhe iu drejtua me fjalët: “Dua ta kushtoj ty këtë çmim.”
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/24/auto_091621868420.jpg)
3-vjeçari shpërtheu në lot dhe u largua nga skena duke u mbajtur tek këmba e të atit.
Ndërkohë, fituesi më i madh i natës ishte The Weeknd, duke marrë në shtëpi 10 çmime, përfshirë Artisti më i mirë, Hot 100 song for Blinding Lights dhe Hot 100 album for After Hours.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/24/auto_0001621868412.png)
Në vitin 2018 u raportua se Drake ishte bërë baba për herë të parë. Adonis erdhi në jetë nga ish ylli i pornografisë Sophie Brussaux.
Reperi konfirmoi ekzistencën e djalit në albumin “Scorpion”, të publikuar po atë vit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/24/auto_001621868410.png)
“Unë kam një djalë dhe ai është i bukur,”– tha ai, në atë kohë.