Këngëtari ka provokuar fanset e tij përmes rrjeteve sociale.
Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri njihet si më i kërkuari i estradës.
Ndonëse është mjaft i angazhuar me projekte muzikore, rëndësi të madhe i kushton edhe fizikut të tij.
Këngëtari është mjaft aktiv në rrjete sociale me publikime të shpeshta nga përditshmëria dhe jeta profesionale. Së fundi ai ka provokuar fanset e tij me postimet në rrjete sociale.
Ai u shfaq gjysmë i zhveshur në plazh ku tregoi muskujt e formësuar për të cilët punon mjaft shumë në palestër.