Megan Fox u shfaq provokuese me fustanin me prerje të shumta në “Billboard Music Awards”.
Megan Fox dukej sikur kishte harruar se gjendej në tapetin e kuq, duke u shfaqur në momente intime me Machine Gun Kelly, ndërsa po parakalonin në event, shkruan The Sun.
Dyshja u dhuroi fansave një shfaqje shumë pikante ndërsa morën pjesë në Billboard Awards, duke u puthur para kamerave, teksa Megan ishte veshur me një fustan me prerje në pjesën e përparme.
Aktorja, 35 vjeç, u sigurua që të gjithë sytë ishin drejt tyre kur mbërritën në Teatrin Microsoft në Los Angeles.
Dhe duket se Machine Gun Kelly, emri i vërtetë Colson Baker. e vlerësoi pamjen e saj të guximshme pasi ai nuk mund të mbante duart larg saj.
Megan ia ktheu vëmendjen duke e kapur fytyrën e tij, teksa provokoi me gjuhën.
Ndërsa, ylli dukej mahnitëse me fustanin e zi, këngëtari 31 vjeç kishte ngjyrosur gjuhën e tij me ngjyrë të zezë për këtë rast.
Ishte një natë e gëzueshme për çiftin, pasi Colson përfundoi duke marrë çmimin për “Artistin më të mirë rock”, të cilin ai e festoi me një puthje pasionante.

