Albumi “10” po vjen nga Ardian Bujupi.
Këngëtari shumë i dashur për publikun, Ardian Bujupi, ka finalizuar albumin e ri muzikor.
“10”, titullohet albumi i ri i këtij artisti, i cili vjen për 10-vjetorin e karrierës së tij dhe përmbal plot 10 këngë të reja.
Përmes postimeve në rrjete sociale, Ardiani ka zbuluar titujt e 10 këngëve të albumit të ri, duke i shfaqur në mënyrë të veçantë në një ndërtesë.
“Rebela”, “Habibi” me Azzi Memo”, “Versace”, “Peligrosa”, “Warium” me Aylo, “Jump on it”, “Paname”, “Baila Morena”, “Ka je Bonita” dhe “10/10″ me Davide”; janë këngët e albumit të tij të ri.
Mini-albumi i Ardianit siç shihet edhe në listën e këngëve, do të përmbajë tre duete.
“Gjithmonë ka qenë ëndërr e imja t’i ktheja diçka lagjes time dhe dje kemi bërë diçka unike për t’i treguar të gjithëve se ne gjithmonë mbetemi diçka e veçantë”, shkruan ndër të tjera ai.
Këngëtari falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në finalizimin e këtij albumi, ndërsa bëri të ditur se do të lansohet të premten (28 maj).