Besa ka nisur punën për këngët e reja.
Besa Kokëdhima po qëndron në Francë, ku edhe po punon për albumin e saj të ri.
Këtë gjë e bëri të ditur vet këngëtarja me anë të një postimi në Instagram, ku tregoi se po xhiron një nga videoklipet e këngëve të albumit.
Ajo pozoi brenda një veture luksoze, teksa vë në dukje stilin e ri të flokëve dhe dukej atraktive në këtë paraqitje.
“Dëshironi të udhëtoni? Xhirime, albumi i ri. Francë”, shkruan Besa.
Këngëtarja gjatë këtij muaji publikoi projektin muzikor me titull “Margjelo”, të cilin e solli në duet me Garridon.