Lady Gaga ngre temperaturat, pozon me bikini dhe në plan të parë vë të pasmet

Bota e Yjeve

Lady Gaga ngre temperaturat, pozon me bikini dhe në plan të parë vë të pasmet

Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:00
Lady Gaga

Lady Gaga ka publikuar disa foto hot në rrjete sociale, të cilat u komentuan shumë nga ndjekësit e saj.

Këngëtarja 35-vjeçare, shfaqet e veshur me bikini seksi, teksa pozon gjysmë e shtrirë në tokë me të pasmet në plan të parë, shkruan “Daily Mail”.

Me këmbët e kryqëzuara, Gaga shfaqet gjithashtu duke luajtur me flokët e saj. Këngëtarja e “Poker Face” ka treguar se nuk ka përdorur make-up dhe ka vendosur të shijojë rrezet e diellit ashtu siç është natyrale.

Image

Gaga do të performojë sonte në ribashkimin e “Friends” në HBO Max. Ajo do të interpretojë këngën klasike të Phoebe Buffay, “Smelly Cat” me aktoren Lisa Kudrow.

Image

“Friends” do të ribashkojë të gjashtë anëtarët e kastit të serialit, i cili pati dhjetë sezone nga viti 1994 deri në 2004.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat