Ditën e djeshme, Miriam Cani pyeti ndjekësit e saj në Instagram nëse duhet t’i priste flokët e gjatë apo jo.
Ajo publikoi një foto, në të cilën tregonte flokët biondë të gjatë, krahas së cilës shkroi: “Dilema, duhet t’i pres apo jo?”.
Pavarësisht dëshirës së bashkëshortit të saj, Alban Skënderaj, për të mos i shkurtuar flokët, Miriami ka treguar me anë të një fotoje tjetër se ka bërë të kundërtën.
Këngëtarja shihet me flokë të gjatë deri tek supet, teksa pozon para kamerës e veshur me një fustan të ngushtë që i tregon linjat trupore.
“Dhe si përfundim i preva. As shumë të shkurtra e as shumë të gjata. Faleminderit për komentet dhe opinionet që më dhatë”, shkroi artistja krahas imazhit.