Është folur shumë për “skinny jeans” këto kohët e fundit.
Diskutimet i janë mbizotëruar më së shumti nga opinionet në TikTok, ku kjo veshje është përshkruar pak e shumë si “ e vjetëruar tashmë”.
Victoria Beckham tregoi se ndoshta, këto zëra kanë të drejtë.
Ajo i ka mbyllur në dollap xhinset e saj të puthitura pas trupit në favor të atyre “flamur”.
Së fundi, stilistja ka postuar një sërë fotosh në Instagram ku shihet me xhinse të tilla, të cilat duket se janë “dashuria” e saj e re.