Këngëtarja erdhi me disa imazhe joshëse në Instagram
Këngëtarja shqiptare është aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell imazhe nga përditshmëria apo karriera.
Ajo i jep rëndësi të madhe paraqitjes së jashtme çdo herë, gjë për të cilën merr vazhdimisht komente pozitive.
Së fundi Elvana ka ndarë disa imazhe në Instastory ku shihet e veshur mjaft me stil.
Në këto imazhe, Elvana vjen e tejet joshëse e veshur me kostum blu, ndërsa zbulon një pjesë të gjoksit dhe barkut të tonifikuar, por një detaj tjetër ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Elvana shihet duke buzëqeshur në njërën nga fotografitë ku edhe shihet se ajo ka dy dhëmbë të mbuluar me material floriri.
Këngëtarja natyrisht se dukej e veçantë por që nuk dihet ende se a janë të përhershëm dhëmbët prej floriri apo vetëm përkohësisht.

