Reperi i njohur shqiptar, Azet, i cili jeton dhe vazhdon karrierën e tij në muzikë në Gjermani, së fundmi I është drejtuar Prishtinës.
E mesa duket, këtë radhë ai nuk erdhi i vetëm sepse sipas “Prive” ai ishte i shoqëruar me të dashurën e tij Kaltrina Konxheli, e cila nuk është pjesë e showbiz-it dhe nuk njihet nga publiku.
Reperi përpiqet që jetën e tij privat ta mbajë sa më diskrete, mirëpo kur vjen fjala për babain e tij të ndjerë, e bën një përjashtim, të cilin e humbi para dy vitesh.
Pas kësaj ndodhie, ai ndëpreu çdo aktivitet muzikor dhe ato në rrjete sociale.
Megjithatë, ai u rikthye sërish me projekte të reja muzikore.