Lori Hoxha është një nga blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe shumë vajza drejtohen tek ajo nëse u duhet të marrin këshilla rreth modës e trendeve të bukurisë. Shpesh ajo ju lë hapësirë ndjekësve të saj në rrjete sociale për ta pyetur rreth gjithçkaje që duan të mësojnë dhe kurioziteti është gjithmonë shumë i madh.
Së fundmi, dikush ishte kurioz të mësonte cili ishte look-u më i shëmtuar i Lori Hoxhës, duke qenë se e shohim gjithmonë të kuruar në ekran.
Ndaj, Lori nuk ngurroi të tregonte pamjen gjatë ditëve të izolimit nga Covid-19 (dhe sa mirë e kuptojmë).
Blogerja kishte pozuar në ashensor, me maskë në fytyrë dhe e veshur me një bluzë të gjerë.
Megjithëse na duket shumë normale, Lori e ka cilësuar këtë look si më të keqin e saj (duke pasur parasysh sa mirë kombinohet çdo herë).