Kylie Jenner ka mohuar pretendimet e bëra nga modelja Victoria Vanna se ajo e ka bullizuar atë në sheshxhirimin e videos muzikore të Tyga-s së vitit 2015, "Ice Cream Man". Kylie ka thënë se incidenti në fjalë "nuk ka ndodhur kurrë".
Në një video në TikTok të ndarë nga The Shade Room, Victoria akuzoi Kylie-n dhe mikeshat e saj, Stassie Karanikolaou dhe Jordyn Woods, se e kanë tallur për mënyrën se si vallëzonte.
Videoja origjinale e Victoria-s u mbishkrua:
"Të jesh një modele nuk është gjithmonë aq argëtuese sa duket, veçanërisht kur je e rrethuar nga persona të famshëm… Në kohën kur bëra videon muzikore të Tygas dhe Kylie Jenner ishte në xhirime duke bullizuar mua me mikeshat e saj".
Në klip, Victoria thotë:
"Sapo dola, ajo po më shikonte nga koka te këmbët, duke pëshpëritur, duke treguar dhe duke u tallur me mënyrën si po vallëzoja. Të gjithë thjesht po talleshin me mua, qartësisht".
Dhe në një video tjetër, ajo pohon se mezi priste ta takonte Kylie-n, por takimi rezultoi zhgënjyes për të.
"Ata ishin të gjithë atje, duke ngrënë McDonald's, ndërsa unë po kaloja pranë tyre dhe thjesht mund t'i dëgjoja ... Ata po flisnin ende për mua. Ndjeva se fytyra ime po nxehej, sepse isha e emocionuar që do ta takoja Kylie-n, por u ndjeva e bullizuar pa ndonjë arsye. Me të vërtetë që isha shumë e emocionuar për faktin që ajo do të ishte atje".
Si përfundim, Kylie përfundoi duke e mohuar kategorikisht pretendimin, duke komentuar në postimin e The Shade Room dhe një faqeje fansash me emrin @kyliesnapchat.
"Kjo nuk ka ndodhur kurrë! Kushdo që më njeh mua personalisht, e di se kjo është një histori e rreme. Pse duhet ta bëja këtë? Unë i dua vajzat dhe nuk do të bëja kurrë diçka të tillë qëllimisht”, -shkroi ajo.
