Momentet e para të dasmës së Boris Johnson dhe Carrie Symonds u shfaqn sot, ku fotografitë tregonin të posamartuarit duke parë në sy njëri-tjetrin.
Imazhet e ëmbla janë kapur në kopshtin e Downing Street, ku qifti konfirmoi martesën e tyre me kurorë në një ceremoni të vogë.
Ata organizuan një festë të vogël, për ta vazhduar me një festë të madhe për verën e ardhshme.
Në këto fotografi Zonja Symonds kishte veshur një fustan me dantella të bardhë në vlerën mbi 2. 800 paundë dhe një kurorë me lule të bardha në flokët e saj derisa shikonte me dashuri burrin e saj të ri./Bota sot
