Pak ditë më parë, mediat e huaja bënë me dije se Brad Pitt fitoi gjyqin me ish gruan, Angelina Jolie për kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve. Burime për CNN kanë bërë me dije se aktori ka fituar kujdestarinë e përkohshme, vendim i cili është marrë disa javë më parë, por ekipi ligjor i Jolie ka apeluar vendimin.
“Vendimi i fundit për çështjen e kujdestarisë është një provë. Ky është një proces ligjor që është duke u zhvilluar, dhe ne jemi shumë larg nga një zgjidhje përfundimtare e çdo gjëje.
Angelina beson se asaj dhe fëmijëve u është mohuar një gjykim i drejtë dhe do të vazhdojë të kërkojë zgjidhjen më të mirë për fëmijët dhe mirëqenien e tyre.”, tha një burim i afërt me Jolie për CNN.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/31/auto_brangelina1622492311.jpg)
Seanca është caktuar për 9 korrik në gjykatën e apelit në Kaliforni. Çifti njoftoi ndarjen e tyre në 2016. Ata nuk janë më të martuar legalisht, por kushtet e divorcit të tyre nuk janë finalizuar ende. Vitin e kaluar Jolie foli për ndarjen: “U ndava për mirëqenien e familjes sime. Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqendrohem në shërimin e tyre”, tha ajo.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/31/auto_brad-pitt-attends-the-premiere-of-20th-century-foxs--square1622492300.jpg)