Aktorja e famshme Amy Schumer surprizohet nga bashkëshorti i saj Chris Fischer me një tortë gazmore në ditëlindjen e 40-të.
Mbi tortë partneri i saj kishte shkruar “po të lë”.
Chris Fischer zbuloi se ai ka një sens humori gati sa gruaja e tij, teksa i dhuroi asaj tortën qesharake për ditëlindjen e saj të 40-të ku shkruhej:
“Po të lë. Kjo ishte mënyra e vetme që mund të mendoja ta bëja”.
Aktorja e humorit në videon që kishte postuar në Instagram dukej e entuziazmuar që ishte e rrethuar nga familja ndërsa bashkëshorti i saj shëtiste me tortën me çokollatë.