Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo së fundmi ka publikuar këngën e re “Fire”, ndërsa po vazhdon të jetë mjaft aktive edhe me imazhe në rrjete sociale.
E njëjta së fundmi ka marrë vëmendje me disa fotografi në bikini, në të cilat ka vënë në pah linjat trupore.

“Manana… will u gimme that fire”, ka qenë përshkrimi i imazheve që duket se janë të shkëputura nga klipi i ri.

Ajo vjen në formë të mahnitshme dhe është komplimentuar mjaft shumë edhe nga fanat e ndjekësit që mban në Instagram.
“Fire” në bashkëpunim me artistin nga Londra, Zie Zie, u publikua ditën e djeshme (e hënë).
Për vetëm pak orë, projekti grumbulloi mbi 100 mijë klikime në YouTube.