Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ka publikuar sot në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetes, me anë të së cilës ka treguar “defektet” që ka në trup.
Artistja shfaqet e veshur me rroba banjo ngjyrë jeshile, dhe krahas imazhit, shkroi: “E dua trupin tim. I dashuroj strijat e mia. E dua celulitin tim. Jam grua”.
Me anë të këtij postimi, Eleni synon të motivojë të gjitha vajzat ta duan trupin e tyre pavarësisht formës që mund të ketë.

Disa muaj më parë, këngëtarja u shpreh gjatë një interviste se ndihet krenare që është shqiptare, por Greqia është vendi që do.
Ajo zbuloi se u largua bashkë me familjen nga Shqipëria kur ishte shumë e vogël për shkak të luftës civile që po zhvillohej në vend.

Eleni, emri i vërtetë i së cilës është Entela, rrëfeu se fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse shqiptarët në atë kohë nuk pranoheshin nga shoqëria greke, dhe kjo ishte arsyeja pse e fshehu për një kohë të gjatë origjinën e saj.
