Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka marrë vëmendjen e ndjekësve me anë të imazheve të reja.
Së fundi, artistja pozoi e veshur me një fustan elegant blu, të gjatë, teksa realizoi fotografi artistike në jaht.
Në ato imazhe, Elvana shfaqet duke kërcyer në det, teksa në foton e fundit shfaqet e shtrirë në ujë.
Duket se këto foto, ajo i realizoi gjatë përgatitjes së ndonjë projekti të ri, por nuk preferoi të japë detaje.
Kujtojmë se Elvana Gjata aktualisht po shijon suksesin e albumit “Çelu”, me të cilin solli disa këngë të reja.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/03/auto_196363667_336479807842821_6590351995171500760_n1622745165.jpg)