Në Kosovë transmetohet prej muajsh një emision i ngjashëm me formatin e “Për’puthen”, i quajtur “It’s my love”.
Së fundmi Jasmina e “Për’puthen” është parë dje së bashku me konkurrenten e këtij formati dhe kaq mjaftoi që në rrjet të aludohej se ajo po i bashkohej një tjetër programi dashurie.
“S’na kap dot sa n’Pr sa n’Gjl”, shkroi Erza në Instagram.
Të gjitha dyshimet i ka mohuar vetë Jasmina, e cila përmes një statusi në Instastory shkruan se në Kosovë është me shoqen e saj për qejf dhe nuk do jetë në asnjë emision.
“Jam me shoqen time për qejf, nuk jam në asnjë emision, në asnjë transmetim. Faleminderit!”– ka shkruar