Elgiti dhe Klea janë kthyer brenda pak viteve në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar.
Ata kanë filluar romancën 4 vite më parë dhe vitin që lamë pas e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por pa dasmë, për tu bërë prindër për herë të parë vitin që lamë pas.
Tani kanë një familje tepër të bukur dhe një vit më parë erdhi në jetë edhe fryti i tyre i dashurisë Kridi.
Ditën e sotme, i vogli feston 1 vjetorin e lindjes dhe mami Klea i ka bërë një dedikim mjaft të ndjerë duke zbuluar për herë të parë portretin e të voglit.