Madonna dhe familja e saj janë shfaqur në një fotografi së bashku, në festën e ditëlindjes së babait të Madonnas, i cili ka mbushur 90 vjeç.
Këngëtarja e famshme amerikane, ka shpërndarë fotografinë ku shihet bashkë me pesë fëmijët e saj, përkrah të atit.
Madona, 62-vjeçare, ka treguar përmes kësaj fotografie se sa shumë nënkupton për të babai i saj.
“Babai im është një i mbijetuar, i rritur si emigrant italian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i cili ka kaluar shumë trauma, mirëpo nuk është ndalë kurrë së punuar për gjithçka që ka. Ai më ka mësuar rëndësinë e punës së palodhshme. Përsëri, të falënderoj. Ishte diçka e veçantë të kaloja ditëlindjen tënde të 90-të, me ty dhe fëmijët e mi, në vreshtarinë tënde”, ka shkruar artistja në një postim në Instagram.