Afërdita duket për mrekulli pak kohë pas lindjes.
Afërdita Dreshaj ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi Sky.
Modelja ka arritur që menjëherë pas lindjes, t’i rikthejë format e mëparshme trupore dhe duket mahnitëse.
Këtë e tregoi edhe në imazhin e fundit të realizuar në plazhet e Miamit, ku u shfaq e veshur me një palë bikini.
Afërdita dukej në formë të mirë teksa po merrte rreze dielli në plazh dhe po e shijonte një gotë verë.
“Më mungon Sky im”, ishte mbishkrimi që ajo ia la fotos, duke treguar se djalin e kishte lënë bashkë me partnerin.
Për të pasur këto linja, Afërdita po kujdeset vazhdimisht në palestër, madje kishte qenë aktive me ushtrime deri pak ditë para lindjes së djalit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/05/auto_r1622879116.jpg)