Anxhelina Hadërgjonaj ka realizuar disa foto shumë të këndshme, tipike bloggeresh, duke ecur në rrugë, e veshur si gjithmonë mirë, e në këtë rast, nude nga koka tek këmbët.
Por si përherë, gjysma e efektit të një fotoje të suksesshmë fshihet tek shkrimi i mirë bashkangjitur postimit.
Anxhelina ka zgjedhur më të veçantin dhe goxha shqiptar (megjithëse shkruar në anglisht).
“Uroj që çdo sy i keq në jetën tuaj të verbohet”, shkruan këngëtarja. E para, e komplimentojmë Anxhelinën se ka zgjedhur goxha urim, sidomos për fansat shqiptarë që syrin e keq e kanë bestytninë e preferuar. Dhe e dyta, në foton tuaj të preferuar merrni shembull të përdorni urimin e saj se nuk është keq si ide, fundja pse mos merrni pak nga kreativiteti i personazheve publikë (kur ju mungon frymëzimi).
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/06/auto_a41622959198.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/06/auto_a51622959196.jpg)