Chiara Ferragni lajmëron rikthimin e jetës së tapetit të kuq në Itali dhe dy fustanet e parë na lanë pa fjalë

Bota e Yjeve

Chiara Ferragni lajmëron rikthimin e jetës së tapetit të kuq në Itali dhe dy fustanet e parë na lanë pa fjalë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 08:05
Chiara Ferragni

Chiara Ferragni dhe gjithë Italia po i kthehen avash avash normalitetit. E me këtë rast, bloggerja më e njohur italiane tregoi se edhe ditëve të tapetit të kuq i është rikthye tanimë.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan të Dior, në teatrin ‘La Scala’ për një event që mbahej aty. Fustani në ngjyrë bezhë, me detaje të bukura gurësh mori shumë komente nga fansat e Chiarës.

Image

Në një tjetër event, këtë herë për Bulgari, ajo u shfaq me një fustan të zi Versace shumë elegant.

Grimi i theksonte sytë dhe bizhuteritë me gurë të çmuar nuk munguan.

 

Chiara i rikthehet normalitetit dhe pak shije nga përjetimet e saj e ndan gjithmonë me miliona fansat që e ndjekin, si përherë me shumë detaje.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat