Në 4 qershor vogëlushi i Klea Hutës dhe Elgit Dodës, Kridi, festoi 1 vit jetë. Me këtë rast mami Klea zbuloi për herë të parë publikisht portretin e djalit dhe nuk mungoi një dedikim shumë i ndjerë nga ana e saj.
Pas postimit të këtyre imazheve të gjithë u bënë kurioz të kuptonin se kujton i ngjan më shumë i vogli, Kleas apo Elgitit.
Si fillim të gjithë menduam se vogëlushi ishte një miks mes mamit dhe babit, por duket se Krid është një kopje e Kleas.
Kjo e fundit ka ndarë në Instagram një foto që kanë përgatitur fansat e saj, ku kanë vënë përballë një foto të Krid dhee një tjetër tëKleas kur ka qenë e vogël.
Nënë e bir duken gati njësoj me njëri-tjetrin dhe përderisa Klea e ka shpërndarë në profilin e saj nuk ka asnjë kundërshtim për këtë konstatim të fansave.