Më 21 mars të këtij viti, Trimi Jetullahu humbi babanë e tij dhe këtë lajm e ndau me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale.
Këngëtari tregoi me anë të disa fotove dhe fjalëve prekëse se ka qenë shumë i lidhur me të atin dhe se për të, ai ka qenë shoku më i mirë i jetës.
Ditën e djeshme, artisti ka njoftuar fansat se pas më shumë se dy muaj, është rikthyer sërish në rrjete sociale.

“Po, u riktheva. Por kurrë nuk të harroj. Gjithccka e bëj për ty”, shkroi Jetullahu në një status në Instastory.

Ndërkohë, këngëtari ndau edhe një imazh të vetes, krah së cilës shkroi: “Jeta nuk bëhet më e lehtë, thjesht bëhesh ti më i fortë”.
