Katër ditë më parë ka lansuar këtë projekt muzikor.
Dhe, Dua Lipa sapo ka publikuar dy fotografi në rrjete sociale nga kënga e re.
Në profilin e saj në Instagram ka postuar imazhet derisa shihet e veshur me një stil tejet të veçantë.
Këngëtarja në njërin nga fotografitë shihet se ka pozuar e ulur në një ambient të mbyllur ndërsa në pozën tjetër ajo ka shkrepur imazhin në këmbë teksa pranë saj shihen ekipa e makijazhit.
Ndërkohë, postimit të saj i ka shkruar disa emotikona zemra bardh dhe zi.
Ndryshe, “Love Again” që nga momenti i publikimit deri më tani ka arritur 14 milionë shikime në YouTube.