Prej 2 vitesh Angela Martini është e martuar me Dragos Savoulescu. M
artesa e tyre erdhi krejt papritur e po ashtu nuk ishte fare e zakonshme nga ato që jemi mësuar të shohim.
Në vend të fustanit të bardhë Angela veshi një të zi dhe pavarësisht se gjithçka u bë shumë shpejt martesa e tyre ka shkuar për mrekulli.
Madje Dragos pak kohë më parë pati edhe probleme me drejtësinë, por kjo ngjarje e forcoi akoma më shumë lidhjen e tyre.
Marrëdhëniet e tyre familjare janë shumë të forta dhe këtë na e kanë treguar herë pas here. Së fundmi, Angela ka publikuar një imazh të vjehrrës së saj krahas së cilës i ka uruar ditëlindjen.
“Urime ditëlindjen vjehrra ime e mrekullueshme. Jam me fat që të kam”, ka shkruar modelja.