Beatrix sot feston ditëlindjen.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj me këtë datë feston ditëlindjen dhe mbushi plot 27 vjet jetë.
Ajo publikoi disa fotografi në rrjete sociale në orët e para të ditës së sotme, me të cilat shprehet mirënjohëse për çdo gjë që posedon.
“Është ditëlindja ime e 27-të! Po rritem një vit sot dhe nuk jam ndjerë kurrë më mirënjohëse për dhuratën e jetës. Mendoj që e kam mësuar kuptimin e vërtetë të versionit tim të vallëzimit në shi”, ka shkruar artistja.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/09/auto_242a907b94c4a95f5941b991f6830bd11623226620.jpg)
Beatrix fotografitë i postoi nga pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në “Netët e Klipit Shqiptar”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/09/auto_beatrixramosaj1623226622.jpg)
Në këtë ceremoni, ajo është shpërblyer me dy çmime.