E sofistikuar, krejtësisht natyrale, elegante: Natalie Portman mbushi sot 40 vjeç dhe duket sërish si ajo vajza e vogël që na mrekulloi të gjithëve tek «Leon».
E njëjta buzëqeshje, të njëjtët sy të pafajshëm, eksperimentuese me flokët në lloj lloj modelesh të ndryshme, të cilat i rrinin mirë që të gjitha.
Natalie mahnit me bukurinë e saj të thjeshtë që prej mesit të viteve 90`, kur nisi që në moshën 13 vjeçare, karrierën e saj të shkëlqyer në Hollivud.
Aktorja, një ish fëmijë mrekulli, sot është vetë nënë e dy fëmijëve dhe një prej aktivisteve më “glamour” në botë.
Në 2015-tën, një studim anglez dilte në përfundimin se fytyra e saj është perfekte.
Sa i takon make up-it, Natalie preferon të lyhet sa më thjeshte, por edhe buzëkuqi i fortë i shkon shumë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/09/auto_AP_182857290579741623250506.jpg)