Mungesa e një urimi publik për Armina Mevlanin në ditën e saj të lindjes nga Shkëlzen Berisha, nxiti thashethemet se çifti i njohur janë ndarë.
Por blogerja i ka dhënë fund çdo aludimi në një video të publikuar nga festa e organizuar në Instagram.
Në pamje ajo shihet e lumtur krah djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa të dy vallëzojnë të dashuruar nën ritmin e muzikës.
Duket se nuk ka asnjë krizë në marrëdhënien e çiftit dhe se Shkëlzen Berisha ka zgjedhur ta urojë vetëm privatisht partneren e tij.
Në festën përrallore me temë “Under the sea”, Armina Mevlani zgjodhi të vishej si sirenë me një fustan të ngushtë mbas trupi ku vuri në pah linjat e saj perfekte trupore.