Mbrëmjen e djeshme, Ledri dhe Majk publikuan këngën e tyre të përbashkët “Marr”.
Dueti ka marrë përkrahje të madhe edhe nga të tjerë kolegë të artistëve.
Në mesin e atyre që e kanë postuar ka qenë edhe senzacioni i hiphopit, Don Xhoni.
Por, me një dallim. Ai e ka ‘ndarë’ Majkin nga Ledri.
Reperi e ka etiketuar vetëm Ledrin me të cilin ka raporte të mira dhe e ka lënë pa e etiketuar Majkin.
Kujtojmë se në diss-in e fundit, u dyshua se Don Xhon i është drejtuar të paktën në një pjesë Majkit meqenëse “blerja e vilës dhe jo makinës në pandemi’ përshtatej me vargun e Majk në duetin me Getin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/10/auto_198829881_468669581098991_7574536336715932461_n1623340797.jpg)