Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, ka tërhequr gjithmonë vëmendje me anë të veshjeve ekstravagante dhe moskokëçarjes që tregonte në debate të ndryshme në studio.
26-vjeçarja së fundi ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat shfaqet me një veshje shumë provokuese.
Ana shihet me një kostum ngjyrë portokalli, fundi i të cilit është i çarë në njërën anë deri tek beli, duke i zbuluar pothuajse pjesët intime.
Disa prej ndjekësve kanë nisur ta pyesin nëse ka veshur të brendshme apo jo në këto foto, por ka edhe nga ata që e komplimentojnë për look-un.
Ana Lleshi është një ndër personat që u përjashtuan nga programi i dashurisë, për shkak të thyerjes së rregullave.
Arjon luli i publikoi ish-konkurrentes disa foto me të në shtrat, të cilat bënë shumë bujë në rrjet në atë kohë.
Më pas, Lleshi u lidh me Arsim Abdylin, por marrëdhënia e tyre zgjati vetëm pak javë, pasi sipas ish-konkurrentit, Ana ishte shumë xheloze dhe donte vëmendje gjatë gjithë kohës.