Kanye West nuk i ndjek më në Twitter Kim Kardashian dhe motrat e saj. Këtë veprim West e bëri pasi u zbulua lidhja e tij me modelen Irina Shayk.
E tërë familja Kardashian e uruan muzikantin për ditëlindje në rrjete sociale, ndërsa ai po e feston me modelen Shayk në Francë, raporton Daily Mail.
Kanye nuk ka postuar në Twitter që nga muaji nëntor, por ajo që bie në sy është largimi i motrave Kardashian nga rrjeti social.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/11/850x636_kim-kanye1623438037.jpg)
Kim postoi një foto me Kanye dhe tre fëmijët e saj me datën 8 qershor duke i uruar ditëlindjen. Përndryshe, Kanye West, personin e vetëm që ndjek në Instagram është Kim Kardashian.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/12/auto_kim-kardashian-and-kanye-west-attending-the-vanity-fair-news-photo-1609889334_1623451423.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/12/auto_image1623451428.jpg)