Dafina Zeqiri ka realizuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha. Më në fund, ajo ka përfunduar një këngë me nënë e saj dhe lajmin e ka dhënë vetë në Instagram.
Këngëtarja ka postuar në Instastory një foto, ku shfaqet mamaja e veshur me të bardha.
“Sa e lumtur jam që e kam një këngë bashkë me ty më në fund! Dafinëmoj”, ka shkruar Dafina krah fotos, duke zbuluar se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të saj.
Fansat janë bërë shumë kuriozë se çfarë rryme muzikore do të jetë kënga dhe cila do të jetë fabula e saj.
Kujtojmë që në intervista të ndryshme, Zeqiri ka treguar se ka një dobësi shumë të madhe për mamanë e saj, pasi bashkë kanë kaluar periudha të vështira në jetë.
