Para disa ditësh, Sara i habiti të gjithë, teksa e deklaroi veten si beqare. Ajo publikoi në rrjete sociale një shprehje, në të cilën shkruhej “Jam 106% beqare”, duke konfirmuar ndarjen nga Atdheu, me të cilin doli çift nga “Për’puthen”.
Më pas këtë lajm e pranoi edhe Atdheu, i cili përmes një deklarate u shpreh se ishte ndarë me Sarën. Gjithashtu ai zbuloi se kishte marrë fund edhe miqësia me Andi Artanin, të cilin dikur e cilësonte si vëllain e tij.
Por ai dhe Sara duket se nuk kanë mundur të qëndrojnë gjatë larg njëri-tjetrit. Së fundmi, Atdheu ka postuar në Instagram disa foto të tij dhe Sara i ka lënë një koment që tregon shumë.
Ajo i ka dërguar një zemër dhe me të njëjtën figurë ja ka kthyer edhe Atdheu.
Gjithashtu ata kanë nisur ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram e kjo do të thotë se marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar sërish.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/13/850x636_199027455_926811441446293_7866800920727762514_n-300x4771623558115.jpg)