Ylli i “Geordie Shore”, Chloe Ferry, ka tërhequr vëmendjen e fansave ditën e djeshme me anë të një selfie, ku tregonte format seksi trupore.
25-vjeçarja ndau me 3.7 milion ndjekësit e saj në Instagram një imazh, ku shihej e veshur me të brendshme hot, me dantellë, që i tregonin pothuajse gjithçka, shkruan “The Sun”.
“A e kam vëmendjen tënde tani?”, shkroi ajo krahas imazhit provokues.

Chloe zgjodhi të pozonte me flokët e saj natyralë, të shkurtër, duke hequr dorë nga flokët fallco.
Ajo gjithashtu shihej e kuruar deri në detaje dhe me make up profesional që i theksonte tiparet në fytyrë.

Chloe deklaroi para pak kohësh se është beqare, duke konfirmuar kështu ndarjen nga ish i dashuri, Owen Warner.
