E quajnë “stili i aeroportit”; duket se shumë zgjedhin veshje të rehatshme kur kanë në plan të udhëtojnë.
Megjithatë Angelina Jolie tregoi së fundi se mund të vishesh edhe në mënyrë praktike, por që të jetë njëkohësisht shik.
Jolie u fotografua me një pardesy Dior, një çante Celine, sandale Salvatore Ferragamo dhe një palë xhinse tmerrësisht të gjera poshtë, të cilat tërhoqën vëmendje të madhe.
Pasi panë këto foto të saj, shumë u bindën se duhet t`i shohin me një sy tjetër pantallona të tilla, kaq interesante e të rehatshme njëkohësisht.