JLo ka zbuluar rolin e ri në film.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez kohën e fundit është fokusuar më shumë në aktrim.
Ajo muajt e fundit u angazhua në xhirimet e “Shotgun Wedding”, kurse tani njoftoi se ka nënshkruar për një tjetër projekt të ri filmik.
Bëhet fjalë për filmin “Atlas”, i cili është film i zhanrit Sci-Fi dhe Thriller, si dhe punohet nga gjiganti Netflix.
Lajmin për rolin e ri e konfirmoi vet JLo me anë të disa imazheve, ku po e mbante skenarin në duar dhe bëri të ditur se filmi është me regji të Brad Peyton.
Kujtojmë se JLo kohën e fundit ka qenë shumë e komentuar për jetën private, pas ndarjes nga Alex Rodriguez ajo është ribashkuar me ish-të dashurin Ben Affleck.

