Dj Sardi ka pasur fatin të njihet me partneren e tij që në periudhën e gjimnazit e tashmë kanë një vit që bashkëjetojnë.
Së bashku me Jonisën, çifti po jeton një histori të bukur dashurie, copëza të së cilës i publikojnë edhe herë pas here në rrjete sociale.
Ditën e djeshme, Jonisa festoi ditëlindjen e me këtë rast, artisti vendosi të ndante me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram një imazh me të, ku shihen duke pozuar buzë detit, teksa Sardi i dhuron jë puthje në ballë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/17/auto_dj-sardi-31623917860.jpg)
“Gëzuar ditëlindjen gruaja që shpresoj ta kem gjithmonë krah vetes”, ishte urimi që ai zgjodhi t’i bënte vajzës që i vodhi zemrën.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Pardon my french”, Sardi foli pak më shumë për lidhjen e tij me Jonisën.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/17/auto_Dj-Sardi-flet-per-planet-e-se-ardhmes-11623917866.png)
“Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish”,- tha ai.
Ndërsa, i pyetur për planet për dasmë apo për zgjerimin e familjes, Dj Sardi u shpreh kështu:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/17/auto_dj-sardi-51623917881.jpg)
“Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, pasi dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/17/auto_dj-sardi11623917870.png)
Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër. Aurela Gaçe është ofruar gjithashtu”.